Vitet e fundit, Disney ka bërë filma live-action të disa prej klasikëve të vjetër vizatimorë. Këto përfshijnë Aladdin, Little Mermaid, E bukura dhe Bisha. Lilo & Stich, Moana dhe Hercules do të vijnë së shpejti dhe tani kanë filluar të kërkojnë aktorë për Hercules. Sipas mediave të huaja Disney është i interesuar për Dua Lipën në rolin e të dashurës të Hercules, Meg.
Deri më tani, asgjë zyrtare nuk është e mbyllur dhe asnjë datë premierë nuk është caktuar. Me fjalë të tjera, do të duhet shumë kohë derisa të shohim ndonjë gjë nga filmi, por rëndësi ka që emri i Duas është përmendur dhe këngëtaren shqiptare mund ta shohim në Hercules pas filmit Barbie.








