Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”! 16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2! 16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën  16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…” 16/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Dita e Flamurit”…Si u festua 28 Nëntori ndër vite?

28/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Dita e Flamurit”…Si u festua 28 Nëntori ndër vite?

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si “Dita e flamurit”. Kjo ditë është e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë. Një pyetje që na lind është si është festuar 28 nëntori ndër vite? Revista Who ju sjell disa informacione të shkurtra në lidhje me këtë. Që nga 28 Nëntori i vitit 1912, festa për të përkujtuar këtë ditë, është organizuar çdo vit në qytetin e Vlorës, por më pas edhe në shumë qytete të vendit apo dhe jashtë vendit.





28 nëntor 1945

Qyteti ishte zbukuruar që një ditë më parë, me flamuj, pankarta e harqe dafinash. Rrugët e dyqanet ishin ndriçuar më shumë sesa në ditë të zakonshme. Në orën 16:00, rinia dhe populli manifestoi nëpër rrugët e qytetit, duke kënduar e hedhur valle deri në orët e vona të natës.


28 nëntor 1962

Në datën 23 nëntor, Presidenti i Kuvendit Popullor me numër vendimi 145, vendosi që Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Këshilli i ministrave prej datës 26 nëntor deri në 30 nëntor 1962 të kryejnë funksionet e tyre në qytetin e Vlorës, ku u shpall Pavarësia Kombëtare më 28 Nëntor 1912.

28 nëntor 1991

Me yll të kuq apo pa yll të kuq, do të ishte flamuri që do të ngrihej në 28 Nëntor në Vlorë? Afrimi i ditës së Pavarësisë po shoqërohej në qytet me debatin në lidhje me yllin e kuq në flamur. Në datën 21 nëntor, në bibliotekën e qytetit, të ftuar nga shoqata e të dënuarve politikë, përfaqësues të partive politike, Demokratike, Republikane, Social Demokrate, shoqatës “Çamëria”, Sindikatat e pavarura e të tjerë, vendosën njëzëri: “Flamuri në 28 Nëntor të ngrihet pa yll”.

28 nëntor 2012

100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë e ka kthyer Vlorën në “Mekën” e shqiptarëve, që si kurrë ndonjëherë më parë ishin me mijëra e mijëra njerëz në qytet, duke mbushur plot e përplot, jo vetëm Sheshin e Flamurit, por edhe rrugët që të çojnë në shesh. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika do t’i deklaronte të çelura festimet për 100-vjetorin që në datën 24 janar, 10 muaj para, në një ceremoni në varrin e Ismail Bej Vlorës, me rastin e ditëlindjes së patriotit të madh vlonjat. Megjithëse ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve e faktorëve politikë në vend, përsëri edhe 100-vjetori nuk i ka shpëtuar incidenteve.

Tags: 28 nentoridita e flamuritfesta nder vitepavaresia e shqiperisesi u festua
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!
Breaking News

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!

17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2!
Breaking News

Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2!

16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën 
Breaking News

“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën 

16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…”
Breaking News

Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…”

16/12/2025
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari
Breaking News

Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari

16/12/2025
Next Post
71 vjeç, Arnold Schwarzenegger flet hapur: Gjunjët e mi nuk punojnë më

71 vjeç, Arnold Schwarzenegger flet hapur: Gjunjët e mi nuk punojnë më








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera