Në këtë ditë të shënuar për shqiptarët nuk ka munguar as urimi i yllit ndërkombëtar, Dua Lipa. Ajo ka ndarë në llogarinë e saj një foto me flamurin kuqezi, të cilin e mbante mbi krahë në festivalin e fundit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, aty dhe ku kërceu si një shqiptare e vërtetë me Gashin.
“28 nëntor! Dita e flamurit! Krenare të jem shqiptare. Gëzuar ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Lipa krah postimit në llogarinë e saj.
View this post on Instagram
Sakaq nuk ka munguar urimi dhe i të atit të Duas, Dukagjinit, i cili me fanatizëm ka mbrojtur përherë origjinën shqiptare.
“Një komb, një flamur. Urime dita e Pavarësisë. Dashuri, paqe dhe prosperitet. Gëzuar ditën e Pavarëisë”, ka shkruar Dukagjini në fotot e shqiponjës dhe valles së të bijës.
View this post on Instagram
Këto postime kanë provuar dhe njëherë dashurinë e madhe të shqiptarëve për Dua Lipën dhe familjen e saj, e cila përherë ka treguar se sa e lumtur është që është shqiptare. Edhe pushimet e verës që lamë pas, familja Lipa i kaloi në jugun e Shqipërisë./revistawho.com







