Lideri demokrat Lulzim Basha është në Elbasan sot ku po viziton panairin e produkteve shqiptare, hapur me rastin e Ditës së Verës. Ai shoqërohet nga bashkëshortja, Aurela dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Basha është duke e shfrytëzuar këtë moment për të takuar shumë qytetarë të pranishëm në panair dhe tregtarë. Ndërsa bashkëshortja e tij e sheh në këndvështrim tjetër vizitën, ajo nuk kalon pa bërë pazaret e nevojshme dhe duke u interesuar per cilesine e tyre. /Opinion.al