Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”! 16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2! 16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën  16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…” 16/12/2025
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari 16/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Dita Ndërkombëtare e Miqësisë”, këto janë shoqëritë e showbiz-it shqiptar që i kanë rezistuar më gjatë kohës

04/08/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“Dita Ndërkombëtare e Miqësisë”, këto janë shoqëritë e showbiz-it shqiptar që i kanë rezistuar më gjatë kohës

Të shtunën e parë të gushtit në mbarë botën festohet dita e miqësisë dhe sot kemi vendosur të sjellim në vëmendje disa nga miqësitë e pandara në showbiz-in shqiptar. Një pjesë e madhe prej tyre kanë lindur gjatë rrugëtimit të njëjtë në karrierë, e disa të tjerë i ka bashkuar rastësia. Megjithatë nuk ka rëndësi se çfarë rruge i ka bërë bashkë, e bukura në këto raporte qëndron tek besnikëria dhe sinqeriteti, që janë dy faktorët kryesorë të cilët ndikojnë në ruajtjen përjetë të një miqësie.





Aurela Gaçe dhe Eli Fara

Të dyja kanë vite që njihen dhe është e vështirë t’i shikosh të ndara nga njëra-tjetra. Eli dhe Aurela janë bashkë jo vetëm në koncerte, por edhe në çdo moment tjetër. Ato e kanë pohuar se i janë gjendur njëra-tjetrës pranë edhe në çastet më të vështira, prandaj miqësia e tyre është forcuar me kalimin e viteve.


Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu

“Top Media” shërbeu si iniciator për një lindjen e një miqësie të pandarë mes dy kolegeve. Shumë profesionistë të fushës kanë hyrë e kanë dalë nga dyert e “Top Channel”, ndërsa Arbana dhe Xhemi jo vetëm që janë pjesë e televizionit për vite me radhë, por vazhdojnë edhe të ruajnë fort miqësinë mes tyre.

Rezarta Shkurta dhe Soni Malaj

Pasioni për këngën i ka bërë bashkë dhe pavarësisht se Rezarta është shkëputur disi prej muzikës, ajo dhe Soni vazhdojnë të jenë shoqe për kokë me njëra-tjetrën. Madje ato ka në treguar se këtë miqësi po e pasojnë edhe tek dy vajzat, Anna dhe Hera, që kanë lidhje po aq të ngushtë me njëra-tjetrën sa dy nënat e tyre.

Besa Kokëdhima dhe Elvana Gjata

Miqësia mes tyre është një ndër më veçantat të showbiz-it shqiptar dhe ju ka rezistuar viteve. Elvana dhe Besa janë gjithmonë bashkë dhe shoqëria mes tyre është aq e fortë sa që në publik janë shfaqur edhe si dy motra.

Elvana Gjata dhe Jonida Vokshi

Elvana dhe Jonida përveçse janë mikesha shumë të mira, shpesh i kanë ngatërruar me njëra-tjetrën për shkak të ngjashmërisë që kanë në tipare. Ato janë gjithmonë bashkë dhe nuk ka më bukur se të shohësh dy vajza të njohura që kujdesen aq shumë për të ruajtur një miqësi.

Fiori Dardha dhe Rozana Radi

Ato të dyja u bënë bashkë për emisionin “Boom”, por miqësia mes Rozanës dhe Fiorit i ka rrënjët më të thella. Ato kanë gati 20 vite që njihen me njëra-tjetrën dhe pavarësisht problemeve të vogla, miqësia mes tyre i ka rezistuar kohës.

Noizy dhe Blerim Destani

Miqësia mes Noizy-t dhe Blerimit është një nga ato të rrallat mes dy djemve në showbiz-in shqiptar. Ata të dy nuk ndajnë të njëjtat pasione, megjithatë janë gjithmonë në mbështetje të njëri-tjetrit për çdolloj suksesi.

Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka

Alketa dhe Vera janë dyshja e pandarë e televizionit shqiptar. Kudo që është Vera është edhe Alketa, sepse tashmë ato janë mësuar të kenë pranë njëra-tjetrën në çdo projekt. Kanë shumë vite që njihen bashkë dhe kjo miqësi padiskutim që ka ndikuar në suksesin e çdo emisioni që kanë realizuar.

Mc Kresha dhe Lyrical Son

Ata janë të dy reperë shumë të suksesshëm, por kjo nuk ka ndikuar në miqësinë mes tyre. Jo vetëm që nuk njohin konkurrencë mes njëri-tjetrit, por janë bërë bashkë në labelin ‘Pint’ për t’i dhuruar më të mirat publikut shqiptar.

Bes Kallaku dhe Erion Isai

Për herë të parë të dy u bënë të njohur në “Portokalli” dhe që nga momenti kur u shfaqën bashkë në skeçe nuk i pamë më të ndarë nga njëri-tjetri. Për shkak të kësaj miqësie vendosën të dy të largoheshin në të njëjtën kohë nga spektakli i humorit në ‘Top Channel’ për të nisur një rrugëtim të ri në ‘Klan’ me ‘Be Coffee’. /revistawho.com

Tags: dita nderkombetare e miqesisei reziston kohesmiq
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2!
Breaking News

Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2!

16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën 
Breaking News

“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën 

16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…”
Breaking News

Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…”

16/12/2025
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari
Breaking News

Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari

16/12/2025
A janë ndarë apo jo? Klea më në fund jep përgjigjen që të gjithë prisnin!
Breaking News

A janë ndarë apo jo? Klea më në fund jep përgjigjen që të gjithë prisnin!

16/12/2025
Next Post
Nuk keni kohë të shkoni në palestër? Renato Mekolli ju jep një ide të mirë për t’u stërvitur

Nuk keni kohë të shkoni në palestër? Renato Mekolli ju jep një ide të mirë për t’u stërvitur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera