Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik! 11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse… 11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”! 11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut! 11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP! 11/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ditar karantine/ Alketa Vejsiu tregon gjithë përjetimet personale me Covidin

06/11/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ditar karantine/ Alketa Vejsiu tregon gjithë përjetimet personale me Covidin

Nëse jeni kuriozë të dini se si e kanë kaluar personazhe të ndryshëm virusin Covid-19, Alketa Vejsiu ka vendosur që së fundmi të tregojë gjerësisht për këtë eksperiencë jo pak të thjeshtë për të. Moderatorja i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të ndjekësve që nga karantinimi në shtëpinë e saj, simptomat e para e deri tek mungesa e fëmijëve e njerëzve të tjerë të dashur që nuk ka mundur t’i përqafojë.





“U karantinova në dhomë më vete. Kam njerëz në shtëpi që më kanë ndihmuar. Ushqimi i preferuar supë pule me limon dhe pak oriz( super hiti i karantinës), se nuk ndjeja asnjë shije asnjë aromë. Për fat familjarë dhe njerëzit e shtëpisë kanë gëzuar shëndet të plotë të gjithë, pasi bënë tamponin dhe testin e gjakut! Gjatë dy javëve mbajta maskë edhe në shtëpi, edhe alkool me vete për çdo gjë që prekja!
Ditën e parë temperaturë 37.2 dhe ethe. Kisha ftohtë! Pastaj 3 ditë asgjë, pak dhimbje të lehtë koke, pak rrufë! Dyshova kur më iku shija dhe nuhatja(që ishte simptoma më e bezdisur në rastin tim). Bëra tamponin dhe dola pozitive! Ky virus ka dy gjëra të këqija: Nis lehtë dhe në ditën e pestë të këput. Ditën e parë ke gjithmonë idenë që ti s’ke asgjë, thjesht je ftohur. Të krijon edhe idenë që njerëzit e familjes nuk i kap dhe je gjithmonë i shpenguar me ta. Kujdes gjatë gjithë kohës.Fëmijët rezultuan negativ, por fëmijët në shkolla e kopshte janë mbartës dhe transmetues kështu që me ta duhet punë ndërgjegjësuese për të ulur probabilitetin e infektimit me sa të mundemi. Në ditë e pestë bëhesh nervoz dhe kur nis lexon ditaret e virusit online ndjen dhe frikë! Ah, po bëra dhe skaner. Në fillim dhe në fund të dy javëve. Shenja të lehta ne mushkri, rasti më i lehtë thanë mjekët, por ç’më kanë parë sytë në senatorium, CD mushkërish në gjendje të rëndë. Lutem që kushdo që po lufton ta kalojë lehtë! Kush e kalon lehtë të falenderojë Zotin!

Po ditën e parë isha e këputur komplet. Pa fuqi. Ke një lloj debulese që është normale. Ky virus të demoralizon, të bën nervoz. Flisni veç me njerëz që të japin forcë e s’të fusin në panik. Dr.Pipero më tha një këshillë të bukur: “Mësohu ta duash koronën, duhet të bashkëjetosh disa ditë me të. Virusi s’ka për qëllim të të vrasë ty apo njeriun, ai thjesht ka gjetur habitat trupin e njeriut për të mbyllur ciklin e tij”. Duhet mposhtur me mendim pozitiv sepse e ka këtë efekt, kur e kalon mendon gjëra të çuditëshme”, ka treguar Alketa.


Më pas moderatorja ka treguar dhe për përjetimet emocionale duke shkruar:
“Përgjegjësi për familjen dhe punonjësit se mos i kisha infektuar. Mbajtja e maskës i ka mbrojtur ata. Unë vetë dyshoj që e kam marrë në një qëndër estetike ku qëndrova pa maskë. Kur bëni ndonjë trajtim, depilim trajtim, trajtim trupi, makinyr, pedikyr, masazh patjetër mbani maskë. Operatori nuk diskutohet, por edhe ju. Problem janë trajtimet e fytyrës. Operatori duhet se s’bën të mbajë maskë kirurgjikale dhe maskën plastike! Që klienti të marrë shërbimin dhe bizneset të punojnë rregullat duhen respektuar. Ose të dy me maskë minimalisht!”, është përgjigjur Vejsiu. Më pas ajo ja shtuar se momenti më i vështirë ka qenë ai kur nuk mundte të përqafonte fëmijët.

“Oh kjo pjesë ishte tmerr. Bëhesh pak si e çmendur. Mos mu afro! Dil nga dhoma! Laj duart! Ik të lutem! S’të puth dot! S’ka përqafim! E urrej Coronën për këtë!”, ka shkruar Alketa.
Në përfundim të këtyre pyetjeve, Alketa ka uruar që të gjithë të jenë mirë, duke iu lutur të gjithëve të bëjnë sa më shumë kujdes./revistawho.com

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!
Breaking News

20 vjet Hannah Montana, Miley Cyrus rikthehet në rolin ikonik!

11/03/2026
Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…
Breaking News

Rita Ora flet për vendimin për të ngrirë vezët: Ishte gjëja më e mirë sepse…

11/03/2026
Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!
Breaking News

Arbër Çepani flet pa filtra për dashurinë: “Mund të të fusë në një gropë të zezë dhe nuk e kupton”!

11/03/2026
Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut!
Breaking News

Alesio Alia pranon se Brikena e pëlqente! Deklarata që ndezi kuriozitetin e publikut!

11/03/2026
“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP!
Breaking News

“E dua, mo vlla”, deklarata e Mirit që tronditi Selinën dhe banorët në Big Brother VIP!

11/03/2026
Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo!
Breaking News

Miri zgjidhet lider, çon në televotim çiftet Selin-Gimbo, Brikena-Mateo!

11/03/2026
Next Post
Festivali i dhjetorit nën yje, por në rrezik: Ikën drejtori artistik Hila

Festivali i dhjetorit nën yje, por në rrezik: Ikën drejtori artistik Hila








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera