Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ditë të paharrueshme në Portonovi

16/11/2022
in Breaking News
Reading Time: 5 mins read
A A
Ditë të paharrueshme në Portonovi

Këtë verë, Portonovi ishte vendi që nuk duhet të humbisnit në bregdetin malazez dhe do të mbetet I tillë gjatë gjithë vitit. Resorti nuk është aktiv vetëm gjatë verës – kultura, stilet, tradita të ndryshme, argëtimet dhe programet kulturore e bëjnë atë të gjallë dhe tërheqës gjatë gjithë vitit. Një ofertë e larmishme dhe një program me një bollëk eventesh u bëjnë thirrje mysafirëve të vizitojnë Portonovin dhe të fitojnë një përvojë unike gjatë çdo sezoni. Ky resort luksoz organizon një llojshmëri eventesh tërheqëse dhe vizitorët gjithmonë marrin një eksperiencë ndryshe, e plotësuar nga një ofertë akomodimi, restorante me një sërë pjatash të ndryshme, si dhe arti modern, argëtimi dhe skena kulturore. Të gjitha këto janë arsye shtesë për të zgjedhur Portonovin si destinacion për një nga udhëtimet tuaja të ardhshme, pasi është një nga destinacionet më të mira dhe më të kërkuara malazeze.





Eksperiencë festive e paharrueshme


Sezoni i festive është koha e përkryer për pushime me të dashurit tuaj dhe një periudhë ideale për t’u arratisur në det për disa ditë dhe për të njohur magjinë dimërore të stilit të jetesës mesdhetare. Dëgjimi i zërit të vetëm të një vale do të mjaftojë që problemet tuaja të përditshme të nxirren në det të hapur, në mënyrë që të kënaqeni me veten. Nëse zgjidhni një arratisje të tillë nga realiteti, Portonovi do të jetë adresa perfekte ku do të krijoni kujtime për t’u mbajtur mend gjatë gjithë jetës.

Në dhjetor dhe janar, Portonovi do të bëhet një qytezë e vërtetë përrallash – një vend me magji të veçantë, ku stolitë festive dhe loja unike e dritës dhe e muzikës do të ndriçojnë netët e dimrit. Evente të ndryshme për të gjitha brezat, tregu festiv me ofertën më të mirë të delikatesës dhe punëtoritë krijuese për më të rinjtë, të kombinuara me flladin e lehtë të detit do të krijojnë një atmosferë idilike – perfekte për të kaluar kohën me të dashurit tuaj. Një nga ngjarjet që nuk duhet të humbisni është Show Magic – Light, Laser & Music Show, një instalacion dramatik që do të ndriçojë qiellin e natës mbi resort për pesë ditë, nga 14 dhjetori deri më 18 dhjetor.
Programi argëtues dhe dekorimet janë zgjedhur për të lënë mbresa dhe për të tërhequr interes. Portonovi do të jetë vendi i një magjie të veçantë, perfekt për fundin e tanishëm dhe fillimin e Vitit të Ri, madje janë marrë në konsideratë edhe detajet më të vogla.

Qoftë një arratisje romantike në çift apo një pushim resorti me shumë breza, pushime mirëqënieje me miqtë, apo një kënaqësi e veçantë për fëmijët, Portonovi si një destinacion i përshtatet në mënyrë të përkryer të gjitha llojeve të udhëtarëve. Mysafirët mund të pushojnë këtë dimër dhe të përjetojnë kohën më të mrekullueshme të vitit me të dashurit e tyre, larg vendeve të mbushura me njerëz dhe zhurmës së qytetit.
Jetesa në destinacionin më ekskluziv në bregdetin e Adriatikut

I gjendur më pak se një orë me makinë nga aeroportet ndërkombëtare në Tivat dhe Dubrovnik, Portonovi mbulon një sipërfaqe prej gati dy kilometrash të zonës bregdetare dhe është njohur gjerësisht si një destinacion ideal për fundjavat e gjata dhe jetën në bregdetin e Adriatikut. Për këtë arsye konsiderohet perfekt si mundësi investimi ashtu edhe për dhënien me qira të pronave të paluajtshme. Një platformë helikopterike private, marina moderne dhe garazh privat janë vetëm disa nga avantazhet e këtij fshati, duke ofruar rehati dhe siguri shtesë. Përveç parqeve të shumta dhe kopshteve magjike, Portonovi ofron një larmishmëri restorantesh dhe baresh, duke ofruar një shumëllojshmëri të gjerë të pjatave lokale dhe mesdhetare.

Brenda fshatit ka butikë dhe studio të stilistëve vendas dhe të njohur botërorë. Përveç kësaj, të gjithë entuziastët e sportit dhe ata që merren me aktivitete kreative dhe fitnesi kanë akses në palestra premium, qendra fitnesi, fusha tenisi dhe pishina të hapura, si dhe në Qendrën Wellness Chenot Espace me staf profesional, i cili do t’ju trajtime luksoze spa-je.

E ndodhur në hyrje të Gjirit të Kotorrit – e mbrojtur nga UNESCO, Portonovi Marina është në vendndodhjen e përsosur, duke ju lejuar të eksploroni me lehtësi bregdetin mahnitës të bukur të Adriatikut dhe Mesdheut.
Gjiri i Kotorrit, fjordi më jugor në Evropë shpesh përshkruhet si një nga gjiret më të bukur në botë. Malet e larta, që ngrihen nga bregu e bëjnë atë unik dhe e mbrojnë gjirin nga deti i hapur dhe klimat e ftohta në dimër. Kjo zonë, plot me limane të fshehura bregdetare dhe me fshatra të vjetër që e rrethojnë, është e strehuar nga maja të mëdha gëlqerore dhe ideale për të gjithë me një shpirt aventuresk.

Të gjitha rezidencat në fshatin Portonovi të disponueshme për blerje ose me qira janë projektuar nga arkitektë të njohur botërorë, duke përdorur material natyrore dhe stilin mesdhetar, duke i shndërruar në pronat më të lakmuara në Adriatik. Oferta përfshin apartamentet e sofistikuara Marina në bregdet me akses të drejtpërdrejtë në marinë, Sky Villas me apartamente të bollshme nën çati dhe ballkone private në zemër të kompleksit, shtëpi private luksoze One&Only të frymëzuara nga deti i kaltër malazez dhe luginat e smeraldit, dhe fshati Portonovi. Rezidencat që variojnë nga apartamentet në studio deri tek vilat private, me një stil premium, rehati dhe luks.
Sky Villas, apartamente të bollshme të vendosura në bregdet, në zemër të kompleksit, janë mishërimi i jetës së rafinuar në Rivierë. Secila është një vepër unike e artit arkitektonik me nivelin më të lartë të dizajnit, elegancës dhe komoditetit. Brendësia është një përzierje e dizajnit të ngrohtë dhe modern, me hapësira të hapura ideale për shoqërim. Ato janë gjithashtu të zbukuruara me ballkone private që ofrojnë pamje të plotë të Gjirit të Kotorrit, si dhe me pishina të pafundme.

Vendndodhja më ekskluzive në Portonovi është e rezervuar për Marina Apartments, të vendosura pranë bregut me qasje të drejtpërdrejtë në marinë. Me vendndodhje perfekte në qendër të resortit dhe vetëm këto rezidenca gjenden vetëm disa hapa larg restoranteve, kafeneve, bareve dhe dyqaneve, dhe gjithckaje që e bën këtë qyetezë kaq të vecantë.

Rezidencat e fshatit janë një kombinim i mahnitshëm i ndikimeve mesdhetare, veneciane dhe malazeze, duke formuar zonën me një bollëk gjelbërimi dhe lulesh. Këtu ndodhen disa nga rezidencat më të bukura të fshatit, vetëm pak minuta larg detit. Ato variojnë nga apartamentet-studio deri te vilat private, dhe shumë hapësirë ​​të brendshme dhe të jashtme për argëtim, shoqërim dhe relaksim, është ajo që të gjithë kanë të përbashkët.

Për më shumë informacion rreth ngjarjeve të ardhshme, shkruani në [email protected].

Për informacione rreth akomodimit – [email protected].

Për më shumë informacion rreth rezidencave, shkruani në [email protected].

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Next Post
FASHION & FRIENDS hapi dyqanin më të madh multibrand të modës në Shqipëri

FASHION & FRIENDS hapi dyqanin më të madh multibrand të modës në Shqipëri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera