E mërkura është një ditë zie në familjen e famshme të Kim Kardashian dhe Kanye West. Nipi i këtij të fundit është ndarë papritur nga jeta. Vogëlushi ishte vetëm 1 vjeç. I biri i kushëririt të tij Ricky Anderson nuk kishte probleme të dukshme me shëndetin. Natën e kaluar e ëma e tij Erica Paige e ka vënë në gjumë si gjithnjë e vogëlushit teksa flinte i ka ndaluar frymëmarrja. Arsyeja është ende një mister. Emri i fëmijës është Avery dhe ai sapo kishte festuar ditëlindjen e tij të parë. Në mëngjes kushëriri i Kanye që punon në shtëpinë diskografike të reperit në Los Angeles, ka shkruar në profilin e tij: “Sot ishte dita më e keqe e jetës sime, humba vogëlushin tim dhe fitova një engjëll. Pusho në parajsë, të dua!”. Mediat e huaja raportojnë se kjo ishte një goditje e rëndë për Kanye, në një periudhë aspak të lehtë për të./ revistawho.com