Dita e sotme është e veçantë për Marinën pasi feston ditëlindjen e nuk kishin si të mungonin urimet nga njerëzit më të dashur për të. Pas urimit të Luanës dhe Getoarit, radhën e ka ai i mamasë së Marinës e cila e ka uruar të bijën me anë të një postimi në Instagrami ku Marina shfaqet me fustan nusërie. “Faleminderit Zotit! Pata fatin të jem nanë e previligjuar! Në zemrën time kam të skalitur 4 yje që ma shkëlqejnë jetën. Ti je në kulmin e këtij shkëlqimi. Zemra ime në këtë ditëlindje! Edhe pse në vigjilje të kësaj foto që po postoj… prapë shikimi yt art në zemrën time! Fryma ime, jeta ime gëzofsh edhe 100 pranvera të tjera!”, -shkruan mamaja e Marinës./revistawho.com