Futbollisti legjendar italian Francesco Totti dhe prezantuesja italiane Ilary Blasi pas gati dy dekadash bashkë janë përfshirë në një betejë të ashpër ligjore të divorcit. Totti ka akuzuar Blasin për tradhti dhe mes lajmeve të bujshme mes tyre, dyshja duket se po mbajnë peng objekte personale të njëri-tjetrit. Sipas mediave italiane Totti nuk pranon t’i kthejë Blasit çantat firmato, me pretendimin se ish-gruaja i ka marrë orat e tij luksoze Rolex. Ish-sulmuesi i Romës është shprehur se po mban sendet e saj me vlerë derisa t’i kthehen orat. Duke folur me Corriere della Sera, Totti raportohet se ka thënë: “Çfarë të bëja? Unë fsheha çantat e saj, duke shpresuar për një këmbim…”








