Shakira dhe Gerard Pique janë parë duke u larguar nga një zyrë ligjore në Barcelonë. Ky fakt tregon se procedurat për divorcin e tyre janë në vazhdim dhe të dy po bashkëpunojnë për ta përfunduar atë sa më shpejt.
Çifti tashmë ka konfirmuar së fundmi se, pavarësisht trashëgimisë së madhe që duhet të ndajnë, prioriteti i të dyve është të mos bëjnë luftë dhe të ofrojnë më të mirën e mundshme për fëmijët e tyre.
Videoja është publikuar nga “Mamarazzis” të cilët e kanë ndjekur të gjithë fundin e kësaj marrëdhënieje ikonike me informacione të dorës së parë.
Kohët e fundit, lojtari i Barcelonës është parë me Klarën, partneren e tij të re, duke shijuar disa momente së bashku.