Ajo që prej disa muajsh është një sekret i hapur, njoftimi zyrtar i divorcit mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është shumë afër. Sipas një miku të çiftit, martesa ka mbaruar prej disa kohësh dhe pasi kanë bërë përparim në kushtet, ata janë të sigurt se nuk ka kthim prapa dhe se koha për ta shpallur do të ishte fundi i verës.
Miku i ngushtë i çiftit tha për Page Six se ata të dy e morën me rrëmbim vendimin për tu martuar në vitin 2022 me nostalgjinë dhe dyshimet me të cilat kishin mbetur kur ndërprenë fejesën e tyre të parë në vitin 2004.
“Ata u kapën në këtë moment. Jennifer e kishte dashur këtë martesë – fustanet, miqtë, të gjitha veshjet dhe stolitë – për dekada”, tha një burim për Page Six.
“Tani ata i kanë parë gjërat dhe e dinë me siguri që nuk janë ndërtuar për të qëndruar bashkë një kohë të gjatë. Ata kanë parë gjithçka që duhet të shohin dhe ka mbaruar.”
I njëjti burim raporton se ky mund të jetë “divorci më i shtrenjtë ndonjëherë”. Duke qenë se ata janë një nga çiftet më të pasur në Hollyëood falë sukseseve të tyre brenda dhe jashtë aktrimit, veçanërisht për Jennifer Lopez, një yll mbarëbotëror për punën e saj në industrinë e muzikës, divorci ka të ngjarë të jetë i kushtueshëm.
Ndërkohë që njoftimi zyrtar pritet në fund të verës, të dy kanë nisur punimet për të hequr qafe gjërat e tyre dhe për të ndarë të ardhurat. Për shembull, ata nxorën në shitje rezidencën e tyre në Beverly Hills, me vlerë rreth 68 milionë dollarë, si dhe vepra të ndryshme arti që blenë së bashku.
“Beni ka gjetur tashmë shtëpinë e tij të re dhe Jen është gati të zgjedhë shtëpinë e saj. Është plotësisht e vendosur dhe nuk ka asnjë interes, prirje apo arsye për t’u tërhequr”, tha një burim pranë aktorit, i cili tha se vendimi për divorc është i prerë.