Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn! 28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dj Blunt dhe Real 1 “godasin” kolegët: “Ja VIP-at me 50 cent në xhep”

04/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Dj Blunt dhe Real 1 “godasin”  kolegët: “Ja VIP-at me 50 cent në xhep”

Ata janë reperat më të mirë të momentit, të cilët në sajë të bashkëpunimit të tyre kanë gjetur “çelësin e artë” të suksesit duke e ndarë atë në mënyrë të barabartë mes tyre.
E në fakt Blunt dhe Real sapo kanë publikuar këngën dhe klipin e tyre “Rambo”, i cili duket se ka premisat të kthehet në një hit veror.





Blunt ka rrëfyer për gazetën Express diçka më tepër rreth klipit provokativ ku shfaqen meshkuj duke bërë kërcimin “twerk” në vend të femrave seksi dhe gjithashtu çfarë kanë dashur të thonë me titullin “Rambo”.

“Kënga ndhe klipi i ri titullohet “Rambo” dhe është një projekt i ri, mjaft interesant ku bëhet fjalë për situatën e ditëve të sotme të popullit shqiptar, behët fjalë për femrat që e shesin veten për pak lekë, bëhet fjalë për persona që se kanë idenë as çfarë bëjnë dhe me çdo kusht vetëm që të jenë të “famshëm” bëhet fjalë se si tek ne të gjithë duhen të jenë “superstar”, të gjithë “fake” me 50cent në xhep shiten “superstar” shiten për lek dhe i bëjmë gjërat me pa lidhje që një njeri normal as nuk i mendon thjesht gjithçka ca thuhet në tekst dhe në klip është realitet dhe shkon për krejt shqiptarët që identifikohen me atë këngë,”-shprehet Blunt për gazetën Express.


Gjithashtu ai ka theksuar se pas gjithë kësaj kohe në treg tashmë e kanë të qartë se çfarë dëshiron publiku dhe se e kanë gjetur mënyrën për të kthyer çdo këngë të tyre në një hit. “Po tashmë pas gjithë kësaj kohe që jemi në treg ne e dimë saktë se çfarë do publiku shqiptar! Këngët tona asnjëherë nuk mundohemi t’i bëjmë ose t’i krahasojmë me këngët e tjera që janë në treg! Kur e bëjmë ne këngën dihet që do bëhet hit dhe këtë e kemi dëshmuar gjithmonë,”-vijon reperi kosovar.

Ajo çka bën përshtypje në këngët e Blunt dhe Real ndonjëherë është pikërisht titulli, i cili shpesh ka ardhur qoftë edhe më një fjalë si për shembull “Xhinset”, “Vera” , “Presion” dhe tani “Rambo”, e mesa duket Blunt e ka një shpjegim edhe për këtë fakt, duke qeshur ai shprehet për gazetën Express: “Ato fjalët kyç. Këto ndodhin thjesht, vijnë vet dhe secila e ka kuptimim e vet dhe tek “Rambo”, e cila është tema e këngës që lidhet me “Rambon” dhe e shpjegon shumë me detaje realitetin e “Vipave” shqiptarë.”

Por siç thekson edhe vetë Blunt, reperat janë gjithnjë një hap përpara të tjerëve ai pohon se pas “Rambos” do të pasojë një klip tjetër, i cili është përfunduar: Hitin tjetër e kemi mbaruar dhe e kemi xhiruar klipin, ne gjithmonë jemi përpara të tjerëve (qesh) dhe direkt pas “Rambos” shumë shpejt del klipi tjetër!” E si çdo verë ajo kjo do të jetë impenjative për reperat plot koncerte, shkuma party etj, siç pohon vetë Blunt.

Sigurisht nuk mund të qëndronim pa pyetur edhe sa i përket jetës private ku duket se kjo verë e gjen Bluntit në një lidhje, ndërsa Realin ende single: “Këtë verë jam në një lidhje (qesh) por këtë herë nuk dua të zbuloj më shumë detaje, ndërsa Reali vazhdon me këngën e vjetër “single” me shumë femra,” (qesh) përfundon intervistën e tij për gazetën Express Blunt.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Next Post
Arjan Çani kujdeset për ‘look-un’ e Sofisë, ja si e ka shndërruar (FOTO)

Sofia e "Zonë e Lirë": Ja pse do të largohem nga Shqipëria








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera