Disa ditë më parë, Dj i njohur, Tiesto u kurorëzua në martesë. Në moshën 50-vjeçare, ai u martua me modelen 23-vjeçare, Annika Backes. Ceremonia e dasmës nuk ishte aspak e zakontë, pasi ishte e vendosur në një shkretëtirë në Utah, pikërisht në resortin “Aman”. “E dashurojmë qetësinë dhe ambientin që të bën të ndihesh sikur je në tjetër planet”, shprehet modelja. Dj Tiesto dhe Annika janë njohur 4 vite më parë në restorantin “Catch” në qytetin e New York-ut, dhe vitin e kaluar në ditën e falenderimeve pas propozimit të Tiesto-s, të dy vendosën t’i japin fund beqarisë në datën 21 shtator të 2019.
https://www.instagram.com/p/B2w1mklhnXU/








