Besojmë se të gjthë e keni marrë vesh se Kate Middleton është në pritje të fëmijës së saj të tretë. E prej daljes së lajmit, filluan edhe bastes për gjininë e “royal baby”-t që po vjen. Do të jetë djalë apo vajzë? Dyshimet duket se i sheshoi ose i ndezi edhe me, padashur vetë mbretëresha Elizabeth. Siç shkruajnë agjencitë e huaja, ditën pas njoftimit zyrtar për shtatzëninë, mbretëresha mori pjesë në një inagurim në Skoci, veshur e gjithë në të kaltër. Kjo nxiti opinion të mendojë se në pallat do të lindë një djalosh. Por mund të jetë edhe rastësi. Në fakt lartmadhëria e saj nuk ka pranuar kurrë të komentojë mbi shtatzënitë e Kate./ revistawho.com







