Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi një moment të ndjerë me djalin e saj gjatë një interviste në emisionin “Natën me Aulonën”. Ajo tregoi se djali i saj i ka bërë dy kërkesa shumë të sinqerta dhe prekëse: që të mos pijë duhan dhe të mos marrë pjesë në reality show-n “Big Brother”.
“Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan, për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta, të lutem, mos hyr në Big Brother mami”, u shpreh Adrola.
E pyetur nëse do e konsideronte ndonjëherë pjesëmarrjen në një format të tillë, modelja tha me vendosmëri se nuk e sheh veten pjesë të tij. “Nuk është gjë për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse unë hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh.”
Ndërsa për një partner të mundshëm që do të merrte pjesë në “Big Brother”, Adrola u shpreh qartë dhe pa ekuivok: “Jam shumë kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.”








