Talenti është i trashëguar! Këtë sapo na i vërtetoi edhe Plator Abazi, djali i artistëve të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi. Prindërit e tij disa kohë më parë u shprehën në një intervistë se djali i tyre kishte filluar të merrej me muzikë, por më pas e braktisi duke mos ndjekur hapat e tyre. Me sa duket ai ka bërë një kthesë të fuqishme dhe ka marrë një vendim të ri për jetën e tij. Platori ka vendosur t’i futet rrugës së artit. Burimet për revistën “Who”, tregojnë se djali i artistëve shumë shpejt do të vijë në treg me një projekt për të shpalosur talentin e tij. /revistawho.com










