Djali i Meghan Markle dhe Harry-t, feston sot 1-vjetorin e lindjes. Që prej lindjes, bebi Archie ka bërë disa dalje publike me prindërit e tij dhe në albumin më poshtë do të shikoni fotot më ikonike të tij gjatë këtij viti. Kujtojmë se Meghan dhe Harry janë shpërngulur në Kanada, me djalin e tyre, duke hequr dorë nga detyrat mbretërore. Nuk dihet akoma nëse dyshja do organizojë një festë për 1-vjetorin e Archie-t, por kjo mbetet për t’u parë në vazhdim.