Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Djali vajton, e bashkë me të dhe violina”, një film, një histori për familjet shqiptare!

27/09/2022
in Breaking News
Reading Time: 26 mins read
A A
“Djali vajton, e bashkë me të dhe violina”, një film, një histori për familjet shqiptare!

Nga Zefina Hasani





Sot, nuk isha dot në kinema “Millenium”, për ta parë në ekranine madh, filmin me metrazh të shkurtër “Happy new year- 1982”, të regjisorit Sokol Keraj, që po prezantohet në “Tirana International Festival”. Por në ekranin e vogël të laptop-it e pashë, tri ditë më parë, kur ia kërkova Sokolit të ma dërgonte, me kuriozitetin për ta parë me patjetër filmin, që po sjell një tjetër histori nga qyteti, ku jemi rritur të dy ne, Laçi. Them një tjetër histori, sepse ca vjet më parë (në nëntor të 2011-ës) ai na mblodhi atje në sallën e “Milleniumit”, për filmin  “Dita e fundite Loro Shestanit”, ku kishte trajtuar historinë reale e të tmerrshme të burrit të ve, e të mbytur në varfëri, Loro Shestanit, në Laç, që shkaktoi jo pak bujë e thashetheme mbi arsyet që mund ta kishin shtyrë drejt vetëvrasjes me dinamit, në ballkonin e shtëpisë, ndoshta pse ishte cënuar në nderin e burrit a ndoshta pse ishte i rënduar nga marazi i ikjes së vajzës në Itali.

Jo në këto përmasa dhimbjeje, por e trishtë gjithsesi, vjen edhe kjo histori e re, që kujtohet nga kohë të vjetra, që në fakt veç qytetit të vogël të Laçit, i përket çdo qyteti e çdo familje shqiptare të asaj epoke komuniste.


Shtëpia në kufijtë ekstrem të skamjes, soba me dru në mes të shtëpisë e tenxherja e gjellës mbi të, furnela me vajgur e me fitilë të lagur që s’ndizen e që acarojnë të zonjën e shtëpisë, kusia që zien rrobat që lahen me dorë … e aty në sfond televizori bardh e zi, me çentron e bardhë mbi të, që trasmeton revistën televizive, lajmet për tejkalime planesh të prodhimit të misrit në 104% e që mbulon dhe defiçitet e grurit… është panorama e mjerueshme që ky film jep, edhe në një natë dimri të ndërrimit të viteve, që letrat me ngjyra të përdorura si zbukurime violina në dhomën e gjumit, nuk e zbusin dot.

Është viti 1982, kur jo vetëm të rriturit, por edhe më i vogli i shtëpisë, përjeton dramën e tij: prej pamundësisë për të pasur një gjeldeti si gjithë fëmijët e tjerë, të cilët e bulizojnë dhe e përqeshin, duke e treguar me gisht, për këtë gjë, ndërsa ai nxjerr në oborrin e pallatit patën e vetme që babai mundi të sigurojë për darkën e Vitit të Ri; prej lëndimit që pëson, pse nuk e mbron dot patën, e cila përfundoi e gjakosur në gropën ku e yshtën fëmijët e pallatit, pastaj mish në pjatën e gostisë së thjeshtë e në fund pupla në jastëkun, që gjyshja ja bëri, për t’i siguruar një gjumë më të mirë.

Djali vajton, e bashkë me të vajton edhe violina, edhe muzika…që e rrëfejnë historinë ndër nota e tinguj, me po aq forcë sa edhe fjala e figura në këtë film, që është gatuar i gjithë brenda një familjeje artistësh, te Kerajt.

Ndërsa Sokoli ka konceptin regjisorial, si bashkëskenariste ka angazhuar dhe mamanë e tij, Mjaftoren, ndërsa vëllai Skerdi, ka luajtur në violinë, muzikën e kompozuar nga babai i tyre, kompozitori Ruzhdi Keraj. Ndaj unë kam një arsye më shumë për t’u emocionuar, e për të shkruar për ta, sepse janë miqtë e mi, miqtë e atij qyteti ku dikur, jeta artistike e kulturore drejtohet nga Ruzhdi Keraj. Ndaj e ka një shpjegim pse i biri, Sokoli nuk e heq dot vështrimin dhe kujtesën prej andej. Ndërsa edhe unë s’do të mund ta heq vëmendjen ndaj krijimeve të tij.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
“Nuse-nuse”,  para se të frynte qirinjtë, Noizy i tha 2 dëshira me zë të lartë!

“Nuse-nuse”, para se të frynte qirinjtë, Noizy i tha 2 dëshira me zë të lartë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera