Will Cornick, një djalosh nga Anglia qëlloi me thikë mësuesen e tij të spanjishtes pasi nuk donte të qëndronte në orën e saj. Ai i ka kërkuar Ann MagGuire leje të dilte por ajo na ka pranuar. Djaloshi 16 vjeçar e ka qëlluar mësuesen me thikë 7 herë në qafë dhe shpinë. Will ishte ulur më pas në bankën e tij duke thënë “Kohë e bukur!” Djaloshi ka pasur një ndryshim personaliteti që në 2010 kur u diagnostifikua me diabet dhe ishte bërë shumë agresiv. Madje Will i kishte thënë shokut të tij se mësuesja e tij meritonte më shumë se vdekja. Prindërit nuk ishin në dijeni për gjendjen e rëndë të djalit të tyre. Will Cornick u dënua me burgim të përjetshëm.