Mbrëmjen e kaluar sheshi Skëndërbej u mbush i gjithi nga ndjekës dhe adhurues të këngëtares Soni Malaj, kjo sepse do të mund të dëgjonin ‘live’ performancat e njëpasnjëshme në skenën e madhe, me një trup baleti që plotësonte performancën skenike të saj.
Çfarë binte në sy ishte dhe veshja e Sonit e realizuar nga stilisti i njohur, Ardi Asllani, i cili qëllon në shenjë me çdo krijim të guximshëm duke bërë kështu që të gjithë të bënin sytë katër duke u fiksuar mbi veshjen në ngjyrë të verdhë, rozë e portokalli.
Show muzikor i ngjashëm me perfomancat e artisteve ndërkombëtare, i mbajtur nga Soni risolli për publikun disa prej këngëve më të dëgjuara dhe të kthyera në hite ndër vite të saj, së bashku me orkestrën e cila e shoqëronte në çdo notë live. Moment që dalloi ishte ai kur Soni performoi “Versioni im”, një nga këngët më të pëlqyera nga publiku këtë vit.
Çfarë u vu re ishte energjia e pashtershme e publikut që e shoqëroi këngëtaren në çdo këngë duke kërcyer dhe kënduar së bashku me të. Ndonëse rrjetet sociale na i kanë afruar më shumë personazhet e njohur dhe të dashur, kishte plot ndjekës që kërkonin një foto me Sonin, për të ruajtur kështu një kujtim të vyer me këngëtaren e tyre të preferuar, e identifikuar përherë nga një buzëqeshje në fytyrë.
Nga këngëtare në balerinë, Soni nuk zhgënjehu as kësaj here me performancat e saj dhe cilësinë e projekteve që e kanë shooqëruar deri më tani në çdo nismë të re që ka sjellë./revistawho.com