Tyler Shields është fotografi i cili bën pará duke djegur pará për të krijuar artin e tij që ai e quan ‘avangard’. Për të mbyllur koleksionin e tij fotografik të quajtur “Provocateur”, ai i ka vënë flakën një valixheje të “Louis Vuitton” e cila mban çmimin 15 000 dollarë. Ndërkohë që mijëra femra do të bënin çdo gjë për të shtënë në dorë një aksesor kaq të shtrenjtë dhe të rrallë, Shields i vë flakën dhe e fotografon me qetësinë më të madhe. Në të kaluarën fotografi ka shkatërruar plot aksesorë me një vlerë të tillë si një çantë “Birkin” dhe një “Rolls-Royce” të vjetër, vetëm në emër të artit të tij. Më parë ai preferonte të fotografone personazhe të famshëm si Emma Roberts, Colton Haynes, Marilyn Manson dhe Lydia Hearst, ndërsa tani ai ka ndryshuar këndveshtrim, duke u vënë flakën sendeve të shtrenjta.