Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Djegia e makinës së Mumajesit, hetohet konflikti me 3 këngëtarë

20/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Djegia e makinës së Mumajesit, hetohet konflikti me 3 këngëtarë

Zjarri që përfshiu garazhin e një pallati mbrëmjen e së dielës në Tiranë ka qenë i qëllimshëm dhe objektiv ka qenë automjeti luksoz i kantautorit të njohur Flori Mumajesi. Ky është konkluzioni i grupit hetimor, që për më shumë se 5 orë qëndroi në vendin e ngjarjes, bashkë më zjarrfikësit, të cilët në kushte mjaft të vështira arritën të vënë nën kontroll flakët vetëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm.





HETIMI

Në pritje të identifikimit të autorit të zjarrvënies, për të cilin grupi hetimor thotë se është në rrugën e duhur, mësohet se janë ngritur disa pista, raporton “Panorama”. Burimet thanë se po hetohet në disa drejtime, duke nisur që nga konflikti i një viti më parë, që kantautori Flori Mumajesi pati me kantautorin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit Stine, me të cilin pati edhe një përplasje fizike në 2015­n. Nga ana tjetër po verifikohet edhe një tjetër konflikt, ndonëse virtual, që Mumajesi pati pas “Këngës Magjike”, me vëllezërit Endri e Stefi Prifti. Nga ana tjetër, nisur nga fakti që makinës së tij iu vu flaka, vetëm pak orë pas publikimit të këngës së re “Nallane 2”, policia po heton nëse ka ndonjë lidhje mes tekstit të këngës dhe autorit të ngjarjes. Burimet theksuan se jashtë vëmendjes së grupit hetimor nuk është lënë as ndonjë konflikt për shkak të konkurrencës në biznes, pasi Mumajesi është pronar i një biznesi privat që nuk ka lidhje me muzikën. Vetë kantautori, i pyetur nga oficerët e policisë për ndonjë dyshim rreth autorëve të ngjarjes, nuk ka mundur të japë asnjë emër konkret, duke u shprehur se nuk ka asnjë konflikt kaq serioz sa për t’i shkatërruar pronën e tij. Policia po verifikon kamerat e sigurisë, ku duket autori i zjarrvënies.


Ngjarja

Forca të shumta policie dhe 6 automjete zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e zjarrit, që mësohet se nisi të përhapej në orën 22:16 të mbrëmjes së të dielës. Në mbyllje të këtij aksioni, fatmirësisht nuk pati viktima në njerëz, përveç një banori të katit të tretë që, për shkak të asfiksisë, u dërgua për mjekim në spital. Ndërsa u dogjën plotësisht 3 automjete, mes të cilave makina tip “Mercedez Benz S Class”, në pronësi të Flori Mumajesit, si dhe dy makina të tjera pësuan dëme të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në garazhin nëntokësor të pallatit, në katin e tretë të të cilit ndodhet studioja e produksionit “3 Dots” e Mumajesit, pas Postës nr.8, te sheshi “Willson”, në “Tiranën e Re”. Në momentin e ngjarjes, vetë kantautori, bashkë me kolegun e tij, Klajdi Haruni, ndodheshin në studio, ndërsa kanë dalë me nxitim për të parë nga afër se çfarë po ndodhte. Në zonë u krijua panik dhe banorët u evakuuan nga policia e zjarrfikësit, për t’u lejuar që të futeshin në shtëpitë e tyre vetëm pas orës 3 të mëngjesit të djeshëm.

Tags: djegieFlor Mumajesikonfliktmakine
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
Next Post
VIDEO / Bekim Balaj këndon “a capella” me Eneda Tarifën, “maraku” që e ka zënë futbollistin

VIDEO / Bekim Balaj këndon "a capella" me Eneda Tarifën, "maraku" që e ka zënë futbollistin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera