Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Djemtë që u fiksuan pas Luana Vjollcës në vite, nga lulet e shtrenjta te propozimet për martesë

17/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Djemtë që u fiksuan pas Luana Vjollcës në vite, nga lulet e shtrenjta te propozimet për martesë

Pasioni i çmendur i një fansi për moderatoren e “Top Channel” Luana Vjollca, që për pak mund të degjeneronte në një tragjedi, është shndërruar në historinë më të klikuar të këtyre ditëve në media, për faktin se si mund të kryqëzohen jeta e një vajze të famshme me një djalë të panjohur.





Personi që e admironte Luanën, por në një mënyrë të frikshme, të mërkurën u bë shkak i një incidenti të rëndë në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ku u përfshi edhe miku i zemrës së Luanës, Krenar Çoçaj. Ai është një 32-vjeçar nga Tepelena, quhet Besmir Lila, dhe është banues në Lundër, pranë një qendre tregtare në periferi të Tiranës. Djali prej shumë vitesh kishte jetuar në Britaninë e Madhe dhe flitet se arsyeja e kthimit të tij në Shqipëri nga Londra ishte pikërisht fiksimi që kishte për Luana Vjollcën.Djal-i-cmendur-per-LUanen-P

Gjatë deklarimeve që ka dhënë në Polici pas përplasjes fizike me Krenarin, Lila ka deklaruar se nuk ishte thjesht një fiksim, por ishte një pëlqim i sinqertë që ai kishte për Luanën dhe këmbëngulte që ta takonte, qoftë edhe thjesht për të pirë një kafe me të. Ai nuk ka shpjeguar arsyen se përse lëvizte nëpër Tiranë me një armë me vete.


I riu nga Tepelena kishte filluar prej kohësh të shfaqte pëlqimin që kishte ndaj saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Vazhdimisht postonte fotografi dhe video të Luanës dhe shpërndante edhe për miqtë çdo postim që ajo bënte në profilin e saj në Facebook.

Ndërsa muajt e fundit, që nga dhjetori i vitit 2016 e deri tani, ai i shkruante mesazhe Luanës, kryesisht në Instagram. Mesazhet ishin kthyer në shqetësim për moderatoren 26-vjeçare, pasi ai i kishte hyrë seriozisht njohjes me Luanën, duke e kthyer në preokupimin e tij kryesor të jetës. Ai i kishte mësuar adresën e shtëpisë e të punës, e madje e priste vazhdimisht aty.Luana-2014-146442

Herë i shkruante se ndodhej poshtë shtëpisë së saj, duke e pyetur nëse mund të ngjitej lart e ta takonte e herë i shkruante se ndodhej pranë punës së saj pranë zyrave të “Top Channel” në Mëzez, ku po e priste deri sa ajo të mbaronte. Pas gjithë këtyre situatave, Besmir Lila i doli në rrugë Luana Vjollcës. Ngjarja ndodhi para dy ditësh, rreth orës 19:00, në Unazën e Re, pranë hotel “Roland”.

Fansi i çmendur i identifikuar nga policia si Besmir Lila, e ka përndjekur prezantuesen e njohur, ndërkohë që ka goditur mikun e saj, Krenar Çoçajn me grushte, pasi ky i fundit i erdhi në ndihmë Luanës. Më pas, policia arrestoi 31-vjeçarin, menjëherë pas sherrit, ndërsa gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, e llojit pistoletë, pa numër. Ndërkaq, mund të themi se ky ishte dhe rasti më ekstrem i serialit të djemve të fiksuar pas Luanës ndër vite.

HISTORIA E PËRNDJEKJEVE NË VITE

Historitë që ka përjetuar Luana Vjollca nisin nga viti 2012, kur me anë të një interviste ekskluzive për gazetën “Panorama”, moderatorja e njohur rrëfeu se një djalë me inicialet O.Z., pedagog në një universitet privat, e përndiqte në atë kohë nëpërmjet email-eve apo duke i kapur njerëzit e afërt. Në atë peridhë Luana kishte bërë një ngritje të menjëhershme në karrierë, duke u ngjitur në skenën e “Pallatit të Kongreseve” si prezantuese e “Top Fest 9”.luana-me-lule-3_1449521939-

Luana rrëfeu për gazetën “Panorama” në vitin 2012 se pavarësisht faktit se personi në fjalë kishte 3 vite që e përndiqte, ajo nuk e kishte denoncuar në Polici duke respektuar atë çfarë ai mund të ndjente karshi saj, por pastaj erdhi një moment që situata u bë e padurueshme. Një fans tjetër i çmendur pas Luanës, që doli me fytyrë në media, ishte djali me emrin Enaldo.

Në vitin 2015 ai doli hapur me një pankartë, në të cilën i deklaronte hapur dashurinë Luanës. Në mbi 200 postime në Instagram pjesën më të madhe ia dedikonte Luanës me foto e fraza dashurie për të. Përveç mesazhit “Edhe 100 jeta ime!”, ai i lutej për një përgjigje. Marrëzia e tij kishte arritur deri aty sa emrin në Instagram e kishte bërë bashkim të emrit të tij me të Luanës. Ndërkohë nuk mungonin deklaratat publike, ku shkruante: “Luana Vjollca, je e imja”.Djali-qe-shiti-pasurine-per

Mes djemve të panjohur, por të çmendur pas Luanës, ishte dhe një djalë i quajtur Premtim Fetahu, i cili u vetëdeklarua në media se ishte ai që i dhuronte lule Luanës prej vitesh. Por ky nuk ishte rasti për t’u shqetësuar, pasi Luana i postonte vetë fotot me buqetat e luleve. E pas luleve, erdhën pikturat, dedikime po ashtu që i vinin Luanës nga fansat vazhdimisht.

Gjithsesi, ajo sa i takon jetës sentimentale është në momentin më të mirë, pasi është në një lidhje të konsoliduar me menaxherin e artistëve nga Prishtina, Krenar Çoçaj. Ishte pikërisht miku i saj Krenari ai që iu gjend afër në këtë situatë të vështirë, siç informuan dhe mediat. /Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
Next Post
FOTOT/ Pashka prej parajse e Sonila Meços

FOTOT/ Pashka prej parajse e Sonila Meços








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera