Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Do bësh një bebe tjetër? Ja ku ndryshon shtatzënia e dytë nga e para

27/04/2021
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Do bësh një bebe tjetër? Ja ku ndryshon shtatzënia e dytë nga e para

Për shumë nëna, shtatzënia e dytë është shumë ndryshe nga e para. Shkak është frika e reduktuar që ndjejnë pasi eksperienca nuk është më edhe aq e re. Sado ndryshe të jetë pritja e ëmbël herën e dytë, sërish nëna nuk ka frikë apo ndjesi të njëjta me eksperiencën e parë plot të papritura.





E vetmja gjë që ndryshon është pjesa e emocioneve me të cilën e pret fëmijën të vijë në jetë. Nga ana tjetër, pritja e parë është si dashuria e parë, emocioni që ndjen kur e merr vesh lajmin, kur e ndan me partnerin e gjithçka tjetër është shumë ndryshe në herën e parë.

Nëse jeni nënë që keni plan të bëni një tjetër bebe, ose tashmë e keni ju ftojmë të lexoni se çfarë mund të ndryshojë në shtatzëninë e dytë.


Simptomat

Kur vjen puna tek simptomat nuk ka një rregull të shkruar. Se si do shkojë shtatzënia mund të parashikohet deri diku nga shëndeti i nënës, por gjithsesi simptomat mund të ndryshojnë dhe transformohen sado t’i parashikoni.

Përshembull ndjesia e të vjellave në mëngjes. Nëse një grua i provon në shtatzëninë e parë, tek e dyta ka gjasa të mos përsëriten.

Gjithashtu barku duket më shpejt në shtatzëninë e dytë se në të parën. Për arsyen e thjeshtë se muskujt janë mësuar dhe përshtaten më shpejt me hapjen.

Lodhja dhe nevoja për pushim është gjithashtu simptomë e shtatzënisë të dytë. Dhimbja e shpinës në shtatzëninë e dytë mund të ndihet më herët se tek e para dhe me intensitet më të madh.

Nënat në shtatzëninë e dytë kanë tendencën të neglizhojnë ushqimin e mirë pasi japin shumë nga koha për kujdesin e fëmijës së parë. Kjo është një pikë që nuk duhet neglizhuar në mënyrë absolute pasi ndikon drejtëpërdrejt tek shëndeti i foshnjës në bark.

Lindja

Kontraksionet nuk duhet të neglizhohen në shtatzëninë e dytë, pasi edhe kur duket sikur ke dhimbje false, mund të ndodhë që fëmija të vijë vërtetë në jetë.

Lindja do jetë më e shkurtër se e para dhe dalja e bebit do jetë gjithashtu më e shpejtë. Një detaj tjetër është edhe mundësia më e madhe për të lindur natyralisht bebin, pa ndërhyrje./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Demir futet në telashe dhe vetëm Selin mund ta shpëtojë, nesër në “Kudo bashkë”

Demir futet në telashe dhe vetëm Selin mund ta shpëtojë, nesër në “Kudo bashkë”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera