E ftuar në programin “Më prit në fundjavë”, Fifi ndau për herë të parë ndjesitë e saj si nënë dhe gjithçka ajo po jeton tani me lindjen e djalit.
“Kam jetuar kot deri më 25 Prill. Unë tani jam mami Fifi”, tha këngëtarja.
E pyetur se si u përball ajo dhe partneri i saj me lajmin e pritjes së ëmbël, Fifi tregoi: “Ishte një shtatzani rastësore, kisha bërë dy teste shtatzanie dhe i shkoj në dhomë dhe I them Adis shiko çfarë kam…”
“Më thoshte ta mbajmë apo jo, mos të prish karrierën… I thashë : Lale unë nuk e ndërpres, do ta mbajmë dhe jemi shumë të lumtur për këtë vendim. Kur kam lindur e kam kuptuar çfarë do të thotë të jesh nënë. I bëj thirrje të gjitha nënave të bëjnë lindje natyrale, është emocioni më I bukur. Unë doja ta shihja ta ndjeja në sekondën e parë dhe s’doja ta humbja”.








