Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, ka bërë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram.
Pyetjet kanë qenë të shumta por ajo që u vu re ishte interesi i lartë i disa ndjekësve të cilët donin të dinin nëse Nevina “do të hynte apo jo në Big Brother Vip 4 apo nëse ajo e sheh veten ndonjëherë në Big Brother?”.
Moderatorja është përgjigjur duke thënë se “do gënjente nëse do të thoshte jo”.
“Do isha duke iu gënjyer nëse do thoja jo dhe nuk di nëse ka personazh që është pjesë e botës së medias në një formë apo në një tjetër që nuk e ka çuar nëpër mend ndonjëherë veten si pjesë të Big Brother. Jam shumë kurioze të di se si do të reagoja unë karshi sfidave që të vendos një format i tillë. Nuk është se nuk e kam sprovuar veten në përditshmërinë time me situata nga më të çuditshmet dhe më të vështirat, di që kam nerva të forta.
Megjithatë të jesh pjesë e Big Brother është diçka krejt tjetër nga thjesht të marrësh famë dhe vëmendje, sepse je 24 orë përpara kamerave dhe përballon njerëz që i do dhe nuk do.
Që të arrish dhe të depërtosh te publiku duhet të jesh vetja 100 për qind, që do të thotë të sakrifikosh një copëz të privatësisë. Unë këtë pjesë e kam patur të shenjtë dhe e kam ruajtur me shumë fanatizëm në të gjithë vitet e mia si pjesë e botës së medias dhe nuk e di nëse do të isha aq e suksesshme dhe aq e mirë në një format si Big-u nëse nuk do t’a sakrifikoja këtë pjesë timen”, thotë Nevina Shtylla në një video të gjatë të postuar në Instagramin e saj.