Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Do largohet nga muzika? Ariana Grande thyen heshtjen

17/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Do largohet nga muzika? Ariana Grande thyen heshtjen

Pas muajsh spekulimesh, Ariana Grande ka reaguar drejtpërdrejt ndaj zërave që sugjeronin largimin e saj nga muzika. Në një postim në Instagram, artistja ka treguar se pavarësisht projekteve të shumta që ka në duar, muzika mbetet një pjesë thelbësore e jetës së saj.





Krahas një videoje ku performon në Met Gala 2024, ajo shkroi:

“Shumë budallallëk nga ana juaj të supozoni se vetëm sepse kam duar të zëna me shumë gjëra, kam ndërmend të braktis këngën dhe muzikën…!!!”


Albumi i saj i fundit “Eternal Sunshine” u publikua vitin e kaluar, ndërkohë që ajo po shkëlqen edhe në rolin e saj të ri në filmin “Wicked”. Megjithatë, Grande sqaroi se përkushtimi ndaj muzikës nuk ka ndryshuar, ndonëse mënyra e të qenit artiste sot është më ndryshe për të.

“Mund të mos duket tamam si më parë, por mua më pëlqen shumë mënyra se si duket në kokën time. Po argëtohem. Ndihem mirënjohëse, e emocionuar dhe e frymëzuar.” – shkroi ajo në postim.

Në mesazhin e saj, ajo shton edhe më tej:

“Ajo \[muzika] ka qenë dhe do të jetë gjithmonë shpëtimi im. Duhet të ketë vend për të gjitha. \[…] Po kërkoj balancën mes shumë projekteve dhe pasioneve që dua, dhe po e bëj në mënyrën time…”

Dhe për ata që mezi presin ta dëgjojnë sërish live:

“Po punoj për një plan që të këndoj për ju vitin tjetër. Edhe nëse është vetëm pak. Ju dua.”

Duket qartë se Ariana nuk ka ndërmend të largohet nga muzika – përkundrazi, ajo është në një fazë të re të krijimtarisë së saj, ku artistja po gjen mënyra të reja për të qenë e pranishme dhe autentike në artin që do.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club
Breaking News

“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club

21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Next Post
“Princesha ime”/ Mevlani ndan për herë të parë foton e të bijës

“Princesha ime"/ Mevlani ndan për herë të parë foton e të bijës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera