Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

‘Do martohem me Eli Farën’: Telefonata nga SHBA që detyroi Sigurimin të ndiqte këngëtaren

09/11/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
‘Do martohem me Eli Farën’: Telefonata nga SHBA që detyroi Sigurimin të ndiqte këngëtaren

Një korrespodencë tepër sekrete e vitit  1989, vit në të cilën Shqipëria ishte ende nën pushtetin e Partisë Komuniste është bërë publike në një libër të shkrimtarit Dashnor Kaloci, ku tregohet sesi  udhëheqja më e lartë partiake e shtetërore e regjimit komunist të Tiranës, është alarmuar pas një telefonate që është bërë nga SHBA, lidhur me këngëtaren e njohur Eli Fara.





Aty  trajtohet çështja e një shtetasi kosovar të quajtur Agim Z.,   mbiemri i të cilit nuk bëhet publik, i cili ishte një shqiptar që jetonte e punonte në SHBA, por që ka pasur një ndikim dhe autoritet të madh tek udhëheqja e lartë shqiptare e asaj kohe.  Ai i kishe kërkuar Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Jashtë, Jorgo Melicës që  të martohej me këngëtaren korçare Eli Fara.

“Nuk dihet me saktësi nëse Agim Z. ka pasur vërtet takime dhe biseda me këngëtaren e famshme Eli Fara, apo ato që përmenden në raport-informacionin e Melicës kanë qenë thjesht dëshira apo fantazira të tij… Por, sa më sipër, nuk do të kishte dhe përbënte asgjë të keqe fakti, nëse ai ishte takuar vërtet dhe njihej me këngëtaren simpatike korçare, apo dhe të kishin bërë plane së bashku, ashtu siç thuhet në raportin “Tepër sekret”, për një takim të tyre, kur ajo do të ndodhej në Greqi me Ansamblin “Korça”, ku Eli kishte filluar karrierën e saj si këngëtare.”


“Sipas  dokumenteve në fjalë, regjisorja e  famshme Vera Grabocka, i paska sugjeruar Agim Z… që: “…nuk duhet që ta bisedojë me Komitetin ose shoqëruesin, por problemin e martesës me Eli Farën t’ia ngrejë shokut Spiro Dede, i cili ka influencë tek udhëheqja dhe mund ta ndihmojë që të bëhet kjo martesë me Agimin”. Jorgo Melica, sipas orientimeve, porosive apo urdhrave që ka marrë nga “shokët e udhëheqjes”, nuk ka tentuar ta thërrasë Eli Farën dhe ta këshillonte atë, (që të hiqte dorë nga ajo lidhje, apo të njoftonte e të merrte leje në organet kompetente përkatëse), por ka njoftuar Ministrinë e Brendshme për ndjekjen e saj.  Po kështu sa më sipër, “shokët e udhëheqjes”, nuk kanë tentuar dhe nuk kanë guxuar që për këtë problem, të këshillonin, as Agim Z…, duke i thënë se problemi i martesës me këngëtaren Eli Fara, duhej të zgjidhej jo në rrugë miqësore, por në rrugë ligjore si gjithë shtetasit e tjerë shqiptarë. Por ata kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë të survejimit dhe ndjekjen nga Sigurimi i Shtetit për këngëtaren e njohur, ashtu siç ndodhte rëndom në atë kohë për të gjithë shkrimtarët e artistët dhe jo vetëm.”- shkruan Kaloci.

Megjithatë, martesa e Agim Z. Me Eli Farën sigurisht që nuk u krye, pasi disa vite më vonë, ajo u martua me Lul Kapuranin, martesë nga e cila ka ardhur në jetë dhe vajza e këngëtares, Marina Fara./Gazeta Shqiptare

Tags: ELI FARA
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Next Post
NDËRRON JETË AKTORJA E NJOHUR E FILMIT “AGJENTI 007”

NDËRRON JETË AKTORJA E NJOHUR E FILMIT “AGJENTI 007”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera