Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike! 06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Do qash dy orë” / Majmunëria e “social media” në një film!

10/04/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“Do qash dy orë” / Majmunëria e “social media” në një film!

Nga Zirina Llambro – gazetare
Ditët e fundit në karantinë, në dhjetra profile në ‘Instagram’, qarkulloi një film turk, si një “must” për t’u parë. “Do qash dy orë”, “Nuk do të ndalojnë lotët”, ishin diçiturat me fotot ‘cover’ të filmit dhe mes dilemash, për të qarë këto ditë, apo për të mos qarë, vendosa ta shoh.
Filmi ishte interesant, por shqetësimi im nisi të shtohej, kur nuk po arrija të qaja dot si 1818 njerëzit e tjerë të cilët e sugjeronin. Aq sa në një moment u ndjeva në faj, kur më pyetën sërish: A kisha qarë shumë? Dhe u përgjigja: Jo. Më tej, vendosa ta them hapur se impresioni mbi këtë film nuk kishte qenë aq i madh dhe çuditërisht ashtu sikurse dhe unë, shumë të tjerë nuk kishin qarë aspak. Pra nuk kisha qenë vetëm. Pra, ata persona publikë apo jo, që mendojnë se edhe lotët na vërshojnë çurg, sipas oreksit dhe shijeve të tyre, bën vaki nuk para qajnë as vetë. Ose edhe kur qajnë nuk është se na duken më të ndjeshëm!
Në të njëjtat ujëra më çoi edhe fotoja apo videoja e famshme e shumëkujt me një tufë librash nga pas, bibolotekën e madhe në sfond, njësoj si “check in” në Jalë sapo nis gushti. Disa lexojnë vërtet dhe për këtë respekti është maksimal, ama të tjerë që ne i njohim, dashurinë për librin e kanë të cungët dhe kjo u lexohet qartë e pastër sapo hapin gojën.
Pastaj ‘Tik-Tok’, trendi më i famshëm i instagramit, për të cilin nuk kam fjalë se as nuk arrij ta kuptoj pse është trend. Të më ndjeni për injorancën e thellë. Fenomen i majmunërisë në Social Media, sigurisht që nuk është shqiptar dhe të kuptohemi drejt, askush nuk po merr përsipër të  bëjë ciniken apo kritiken, sepse në fund të ditës jemi njerëz të lirë, por tek të gjithë ne ku më shumë e ku më pak, “majmunëria e rrjeteve sociale” ka qenë shumë më shumë e dukshme këto kohë karantine dhe në një shoqëri të vogël si jona efekti i disa të vetëshpallurve “Influencer”, me ndjekës të vetët apo të blerë (pak rëndësi ka kjo), ka qenë sa stimulues aq edhe argëtues.
Pyetja që më lindi, kur nuk arrita të qaj dy orë, ishte cilët nga këto profile me qindra mijëra ndjekës mund të jenë modele të deformuara, aspak për t’u ndjekur, aspak frymëzues, për një brez që është më i ndikueshëm, për një nivel intelektual që “sapunin e ha për djathë”. Solla në mendje disa: Profilin e tipi që ka blerë shtëpi nga postimet e paguara në instagram; profilin e vajzës nga provinca që me shumë dhunë u fut në tregun mediatik; profilin e show-girl që po t’i bësh ndonjë koment negativ është gati të të nxjerrë foton me një shkrim denigrues pse s’ke ndërruar emrin, duke vjellë vrer në median e saj. E shumë e shumë profile botox e tallava që kanë kapërcyer 1 milion ndjekës.
Pastaj mes tyre sheh vërtet sa spontane përshembull është një balerinë shqiptare në Itali, që të kënaq syrin kur e sheh se bën punët e shtëpisë edhe duke kërcyer, që bën sparkatën në xham, por është kaq origjinale dhe vetja. Profilin e ndonjë moderatoreje të re që fotot me maskë ja nxjerr edhe “New York Times”, por ka një thjeshtësi që çuditërisht të bën për vete. Profilin e ndonjë aktori të humorit që të bën vërtet për të qeshur, etj, etj.
Mes këtyre mendimeve m’u kujtua edhe një profesor i imi i cili kur thonte se: Media online është e ardhmja, ne të printit nuk e besonim. Por media online nuk mund të jetë “Majmunëria online” dhe kjo mjamunëri nuk mund të jetë ushqimi i vetëm për median. Mbase dalja nga karantina do të na shpëtojë disi prej saj, ndonëse nuk jam fort e sigurt, por promovimi i modeleve që nuk janë modele, por thjesht disa kopjacë jo të bukur që teksa njerëzit i ndjekin apo komentojnë pjesën më të madhe të postimeve e bëjnë kundrejt pagesave, e kërkojnë të influencojnë për diçka që nuk janë, është një problem shqetësues që duhet ndjekur me më shumë vëmendje sesa filmi i famshëm që shumkënd nuk e bëri për të qarë. Të shesësh është art dhe sigurisht që në të gjithë botën, ky lloj arti paguhet, por të ngresh një profil që nuk të ngjan aspak dhe të influencosh me të të tjerët, këtu pastaj fajtor janë të gjithë nga pak. Tani të kuptohemi, nuk është se do qajmë nga e gjithë kjo, por mirë do ishte të kishim qarë nja dy orë, për t’u ndjerë më lehtë./revistawho.com





 


Tags: Do qashdy orefilmiturk
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!
Breaking News

Ka vetëm një pjesë në fytyrën e Kris Jenner pa ndërhyrje estetike!

06/12/2025
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!
Breaking News

Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen!

05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon
Breaking News

“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon

05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!
Breaking News

Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim!

05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?
Breaking News

Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”?

05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…
Breaking News

Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar…

05/12/2025
Next Post
Tolgahan e thotë troç: Dua shumë të jem babai i një vajze…

Tolgahan e thotë troç: Dua shumë të jem babai i një vajze...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera