Rëndësia dhe vlerat e aktivitetit sportiv në moshat e reja
Nëse duam që fëmijët tanë të bëhen më aktivë, të bëhen më të fortë, më të qëndrueshëm fizikisht e mendërisht dhe në të njëjtën kohë më socialë duhet që ata t’i përfshijmë në aktivitet sportive me moshatarët e tyre. Disa nga përfitimet prej përfshirjes në aktivitetin sportiv janë:
• Promovon një jetë të shëndetëshme dhe ndihmon zhvillimin e aftësive lëvizore, forcës e qëndrueshmërisë.
• Përmirëson shëndetin mendor dhe përqëndrimin.
• Meson aftësi të rëndësishme për jetën si vetërespektin dhe respektin ndaj të tjerëve, në një ambient të shëndetshëm.
• Mëson mësimet e rëndësishme për jetën, për fitoren, humbjen dhe përpjekjen për të dhënë maksimumin.
• Krijon mundësinë të kemi modele pozitive për jetën në figurën e mësuesit, trajnerit, prindërve, organizatorëve, gjyqtarëve, sportistëve të tjerë.
• Krijon mundësinë për të ndërtuar një karrierë sportive të suksesshme si një mundësi unike për të realizuar objektivat sportive individuale.

Zhvillimi i aftësive lëvizore, që fillon në fëmijëri shërben si bazë për të zhvilluar dhe përsosur detyra më komplekse lëvizore, rrjedhshmëri lëvizjesh, rritje të forcës dhe fuqisë muskulare.
Fëmijët i zhvillojnë paralelisht shprehitë e mëdha lëviore dhe ato më specifike.

Shprehitë e mëdha lëvizore përfshijnë koordinimin e grupmuskujve të mëdhenj të trupit. Në këtë grup përfshihen lëvizjet e tilla si ecja, vrapimi, kërcimi, kacavjerrja, kapja e sendeve. Këto lëvizje fëmija i përvetëson që në fazën e pare të rritjes së tij dhe i perfeksionon me kalimin e viteve.
Ndërsa lëvizjet speficike përfshijnë grupmuskuj më të vegjël dhe janë më të sakta. Edhe ato zhvillohen paralelisht me grupin e parë.
Mësimi i aftësive lëvizore që në moshën 6-vjeç fëmijët duhet të përfshihen në aktivitete të tilla si vrapim, lojë, hedhje, pritje të topit dhe të marrin pjesë në sporte të ndryshme që të përforcojnë aftësitë lëvizore të mëdha dhe ato specifike. Fëmijët që janë më pak aktivë kanë edhe aftësi lëvizore më pak të zhvilluara.
Përfshirja në aktivitete lëvizore shërben edhe që fëmijët të fitojnë besim tek vetja dhe që të ulen mundësitë e përjetimit të ankthit nga mungesa e aftësive.
Zhvillimi i aftësive lëvizore:
• Fillon që me lindjen e fëmijës.
• Bëhet më e pranishme në fazën fillestare 6-10 vjet.
• Rritet gjatë fazës së formimit sportiv 11-14 vjeç.
• Përsoset gjatë fazës së specializimit sportiv 15-18 vjeç dhe në fazën e performancës së lartë sportive.

Fëmijët duhet të përfshihen në aktivitete sportive me intensitet të ulët që kanë karakteristikë kryesore argëtimin e tyre. Zakonisht fëmijët nuk përshtaten me stërvitje, me intensitet dhe kërkesa të larta.
Aktiviteti sportiv me këto mosha duhet të fokusohet në një zhvillim sportiv të përgjithshëm dhe jo në një sport specifik.
Akademia e basketbollit Barleti, e cila është pjesë e shoqatës shumësportëshe Barleti ka organizuar një aktivitet sportiv basketbolli dhe volejbolli për fëmijët dhe të rinjtë me synimin që të krijojë kushte që ata të ushtrohen dhe zhvillohen nëpërmjet aktivitetit sportiv.
Konkretisht grupet janë të ndara sipas moshave :
U-18 (djem)
U-16 (djem)
U-14 (djem / vajza)
U-12 (djem / vajza)
Ambienti ku akademia zhvillon veprimtarinë sportive të saj është palestra e Kampusit nr.2 te Universitetit Barleti.
Një risi e shoqatës është kontrolli i vazhdueshëm i specializuar mjekësor, i cili evidenton të gjitha elementët shëndetësorë që ndikojnë dhe ndikohen nga aktiviteti fizik.
Objektiv i rëndësishëm i kësaj shoqate është edhe vendosja e bazave menaxhuese moderne të këtij aktiviteti.
Veprimtaritë e shoqatës Barleti synojnë:
1. Stërvitje sportive.
2. Edukim.
3. Rekreacion.
4. Përkujdesje shëndetësore.








