Ermal Meta, së fundmi i ftuar në “Verissimo”, ka rrëfyer emocionet e një babai në pritje dhe ka zbuluar se vajza do të quhet Fortuna Marie. Ai ka theksuar faktin se albumin e ri, të quajtur “Buona Fortuna”, ia ka dedikuar vajzës së tij.
“Ne e zbuluam lajmin kur kisha nisur punën për albumin dhe më duhej ta konceptoja sërish gjithçka, nën dritën e një tjetër energjie. Një aventurë e bukur nis. Mund të thuhet se ky është momenti më i bukur dhe më domethënës i jetës sime”, tha ai.








