Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Durrësi në qendër të modës, Marina Vjollca hap dyqanin e ri të Elisabetta Franchi-t! 15/03/2026
Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua! 15/03/2026
“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij… 15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Do të blesh një makinë të re? Tani një pjesë të lekëve t’i jep Qeveria. Ja kush përfiton

04/11/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Do të blesh një makinë të re? Tani një pjesë të lekëve t’i jep Qeveria. Ja kush përfiton

Një skemë që funksionon prej vitesh në vendet e BE-së, pritet të implementohet edhe në Shqipëri. Në Draft Planin Kombëtar të Menaxhimit të Cilësisë së Ajrit është parashikuar subvencioni i të gjithë atyre që kanë makinë të vjetër, në rast se duan të blejnë makinë të re, raporton “Panorama”. Bëhet fjalë për makina që ndotin shumë ambientin. Në raste të tilla, kur pronari i automjetit shkon të blejë një makinë të re, pra që ndot më pak, atëherë ajo do të vlerësohet jo me vlerën e tregut, por me vlerën e pastrimit të ajrit. Kjo skemë funksionon në shumë vende të BE-së, ku koncesionarët e makinave, pavarësisht moshës së makinës së vjetër, kanë një vlerë të caktuar vlerësimi për ta nxjerrë atë nga qarkullimi. Drafti parashikon edhe shumë masa të tjera për shoferët, që nga ndalimi i qarkullimit në qendrat e qyteteve e deri te mbitaksimi për makinat e vjetra apo ulja deri në zerimin e taksës për makinat e reja.





SKEMA E SUBVENCIONIT

“Për të nxitur drejtuesit që të blejnë automjete të standardeve të fundit dhe të teknologjisë së fundit, është e rëndësishme të ketë një mbështetje financiare, që të mos blejnë automjete të përdorura, me shkarkime të larta të ndotësve në ajër. Kjo nismë është parashikuar për rreth 15 mijë përdorues automjetesh, si dhe ka një vlerë rreth 15 milionë euro”, tha Laureta Dibra, përgjegjëse e Sektorit të Ajrit dhe Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Mjedisit, në një prononcimi për “Top-Channel”. Sipas saj, pjesë e planit është edhe diferencimi i taksimit. “Ato që ndotin më shumë duhet të paguajnë më shumë, ose gradualisht mund të hiqen nga sistemi i taksave automjetet e reja (Euro 4, Euro 5), ato më pak ndotëse”, theksoi Dibra. Por nuk mbaron me kaq. Në draft janë parashikuar edhe nisma të tjera. Një tjetër propozim është nxjerrja nga qarkullimi e makinave të prodhuara para vitit 1995. Nisëm kjo që sipas draftit prek mbi 20 mijë makina të qytetarëve apo bizneseve. “Qeveria duhet të parashikojë program për të nxjerrë nga qarkullimi makinat e prodhuara para vitit 1995. Qeveria duhet të parashikojë një fond prej të paktën 20 milionë eurosh, për të iniciuar programin për një periudhë 3-5-vjeçare. Numri i përfituesve mund të arrijë në rreth 20 mijë ose afërsisht 6 për qind e njerëzve dhe kompanive që kanë një makinë”.


SKEMA E TAKSAVE DHE TRANSPORTIT PUBLIK

Në draftin e publikuar janë parashikuar edhe taksa të tjera. Një ndër to është ajo për uljen e qarkullimit. “Qeveria mund të prezantojë një skemë për rrugët me pagesë, duke taksuar shoferët sipas përdorimit të makinës, në mënyrë që përdoruesit e shpeshtë të paguajnë më shumë sesa ata që e përdorin më pak rrugën”. Për të bërë të mundur këtë, qeverisë i duhet të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e transportit publik. Në draft theksohet se në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit të hiqen nga qarkullimi mjetet e transportit publik, me parametrat “euro 0” dhe “euro 1”. Kjo do të dojë ndërhyrjen për blerjen e 55 autobusëve të rinj. Sipas parashikimit, një mjet hibrid me 41 vende ka një kosto prej 250 mijë eurosh.

KOSTO E AJRIT TË PASTËR

Për të pastruar ajrin apo mbrojtur atë nga makinat, industria dhe ndotësit e tjerë, drafti i ri parashikon një kosto të frikshme prej 318 milionë eurosh. Kjo e ndarë sipas sektorëve: ulja e ndotjes nga automjetet; reduktimin e shkarkimeve në ajër nga instalimet industriale; reduktimin e ndotjes nga sektori i ndërtimit dhe zhvillimit urban, si dhe sektori i bujqësisë. Në tabelën që shoqëron draftin janë qartësuar edhe kostot për çdo ndërhyrje, ku rekordin e mban ndërhyrja për pastrimin e ajrit nga ndotja e makinave me 160 milionë euro dhe ajo për pastrimin nga ndotja industriale me 138 milionë euro. Në draft parashikohen edhe skema të tjera për uljen e përdorimit të ngrohjes e ftohjes me kondicionet në familje.

Tags: kostomakinaQeveria
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Durrësi në qendër të modës, Marina Vjollca hap dyqanin e ri të Elisabetta Franchi-t!
Breaking News

Durrësi në qendër të modës, Marina Vjollca hap dyqanin e ri të Elisabetta Franchi-t!

15/03/2026
Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua!
Breaking News

Është zyrtare, princ Leka dhe Blerta Celibashi janë tashmë burrë dhe grua!

15/03/2026
“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…
Breaking News

“Do ta shohim me Kanun”, Babai i Selin: Rogertin s’e njoh, i bëj thirrje familjes së tij…

15/03/2026
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës
Breaking News

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës

14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!
Breaking News

Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit!

14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!
Breaking News

Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës!

14/03/2026
Next Post
ELBASAN/ Nuk pranoi ndarjen, 26-vjeçari godet e përdhunon në shkollë studenten nga Lushnja

ELBASAN/ Nuk pranoi ndarjen, 26-vjeçari godet e përdhunon në shkollë studenten nga Lushnja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera