Taylor Swift, artistja më e pasur në botë, ka shprehur mbështetje për Kamala Harris dhe politikat e saj mbi të drejtat e riprodhimit, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të grave dhe politikat e IVF. Si pjesë e mbështetjes së saj, Swift i referohet vetes si “Zonja mace pa fëmijë,” një term që Trump ka përdorur për Harris.
Pas mbështetjes së Taylor Swift për Kamala Harris, Elon Musk reagoi me një postim në platformën X ku u shpreh:
“Ok, Taylor… fitove… Do të të jap një fëmijë dhe do të kujdesem për macet e tua me jetën time.”
Kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe u komentua edhe nga vajza e tij transgjinore, Vivian Jenna Wilson.
“Mbështetja e Taylor Swift për Kamala Harris, sinqerisht, nuk mund të vinte në kohë më të mirë. Mezi pres të shoh swifties (fansat) në qendrat e votimit. Është thjesht e shpifur. Është kaq e dukshme dhe, nëse nuk e shihni se si, atëherë edhe ju jeni pjesë e problemit. Thjesht dua t’i them audiencës sime, mos lejoni që njerëzit të flasin me ju në këtë mënyrë. Është e shpifur, poshtëruese dhe jashtëzakonisht seksiste. Ju meritoni më shumë.”