Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA, reperja Cardi B reagoi ashpër gjatë një transmetimi live në Instagram pasi një ndjekës i sugjeroi të ishte e pranishme në inaugurimin e Trump, për të kënduar atje.
Ajo shprehu zemërimin e saj dhe tha: “Mu largo, do të të shkatërroj!” duke shtuar se ndjehej shumë e trishtuar. Cardi B, e cila ka mbështetur publikisht Kamala Harris, theksoi se gratë anembanë botës janë krenare për të dhe se ajo nuk i duron “lojërat politike.”
Ndërkohë, regjisori Quentin Tarantino publikoi një imazh me titullin “Amerika e vdekur në moshën 248 vjeç,” si një reagim simbolik ndaj rezultateve të zgjedhjeve. Ai theksoi se kishte bërë gjithçka të mundshme për të ndikuar në rezultatin.
Në këto zgjedhje, disa emra të njohur të Hollywood-it, përfshirë Taylor Swift dhe Beyonce, gjithashtu shprehën mbështetjen për Harris, ndërsa Donald Trump festoi fitoren e tij në shumicën e shteteve kyçe.