Mato Lale është një nga emrat që ka tërhequr më shumë vëmendje muajt e fundit për shkak të publikimeve të tij të ndryshme në muzikë të cilat janë pritur mjaft mirë nga ndjekësit.
Reperi ka qenë së fundmi në një lidhje ‘live’ në emisionin ‘Fan Zone’ në platformën ‘Digitalb’ me gazetarin e sportit Egi Duro, aty ku ka treguar se si kanë shkuar këto ditë për të.
Duke qeshur Mato ka pohuar se do i dedikojë një këngë virusit, në mënyrë që mos të vijë më në vendin tonë. Lale ka treguar pa komplekse gjithashtu se përveçse e pëlqen futbollin, luan edhe lloto herë pas here.
Reperi e ka mbyllur bisedën duke i kërkuar njerëzve të rrinë në shtëpi, të shohin filma dhe të dëgjojnë muzikë të mirë./revistawho.com
https://www.instagram.com/tv/B99cgYKAWUV/?igshid=ic4wvk6y5xf2