Ronela deklaroi disa ditë më parë se është single, duke u shprehur se është gati të dalë në takim me dikë. Angazhimet profesionale janë e vetmja gjë që nuk ia lejojnë diçka të tillë. Menjëherë pas kësaj deklarate Ronela erdhi me “kushtet” që duhet të kenë “kandidatët. Padyshim që kushti i saj ka të bëjë me muzikën. Përmes postimeve në “Instastory” Ronela shkruan se nëse doni t’i fitoni zemrën duhet të “dashuroni” këngët e postuara nga ajo.