E ftuar në emisionin “The Dalina Show” në Andale Media, këngëtarja Fifi foli hapur për raportin e saj me Flor Mumajesin, duke zbuluar se marrëdhënia mes tyre vijon të jetë e ngrirë, pavarësisht përpjekjeve të saj për të ruajtur kontaktin.
“Vazhdojmë njësoj, unë i shkruaj, ai s’kthen. Çfarë të bëjmë. Ndoshta duhet t’i shkoj te dera t’ia thyej.”
Pse insiston?
“Po, është daja i Theo Malit, është shoku im i shpirtit dhe s’mund ta imagjinoj mos të flas me… Domethënë, djalin tim e ka parë vetëm kur ka qenë djali dy muajsh.”
Presim të marrim vesh se kur Flori do t’i përgjigjet Fifit.








