Dojna ka hapur albumet e vjetra, e njëherazi me kujtimet i janë ngjallur edhe shumë dyshime se kujt i ngjason më shumë. Moderatorja ka publikuar një foto me gjyshen nga ana e babit, me të cilën duhet thënë se ka një ngjashmëri shumë të evidentueshme.
‘Gjyshja ime tjetër, nga ana e babit, që nuk e jetova gjatë. Po shihja albumin dhe më duket mua apo kemi ngjashmëri të madhe? “, ka shkruar Dojna krah fotos me gjyshen ku shfaqet e vogël në moshë.
Mema ka ndarë gjithmonë momente me familjarët, e pak më shumë me gjyshen nga mami, e cila duhet thënë se ia ka rrëmbyer zemrën të gjithë miqve virtualë të Dojnës që e kërkojnë hera herës në rrjetet sociale./revistawho.com