Dojna Mema dhe Vlashent Sata teksa shijojnë rolin e bukur të prindërimit ndajnë dhe me ndjekësit momente të veçanta të tyre.
Moderatorja ka realizuar një “Ask a question” me ndjekësit e saj në “Instagram” ku pjesën më të madhe të përgjigjeve e ka dhënë Vlashenti.
Kush mendoni se është sekreti i një marrëdhënieje të shëndetshme dhe të gjatë, ka pyetur njëri prej ndjekësve.
‘Sekreti thonë se gruaja ka gjithmonë të drejtë”, thotë Vlashenti.
Dojna i është bashkuar mendimit ku shprehet: Mirë e thonë dhe mbani shënim çuna gruaja ka gjithmonë të drejtë.








