Dojna Mema ka vetëm pak muaj që është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol. Ajo nuk nguron ta tregojë herë pas here përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale pjesë nga jeta e saj.
Së fundmi, Dojna ka zbuluar edhe darkën e saj, në të cilën ka gatuar makarona me salcë dhe mish të grirë (bolognese).
“E vetmja gjë që di të gatuaj, por pa modesti e qaj”, ka shkruar ajo me humor krahas fotos në “Instastory”, duke lënë të kuptohet se këtë pjatë e ka specialitet.