Dojna Mema është një nga prezantueset e cila përveç eksperiencës dhe zërit që i vjen përshtat radios, ka qenë shumë e sukseshme edhe në daljet e saj televizive.
Një vajzë e imët, me sytë e bukur dhe zërin e ëmbël, Dojna fitoi zemrat e publikut që në daljen e saj të para në ekran. Vetë prezantuesja ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga provat para që ajo ka kryer për t’u shfaqur në ekran në vitin 2012.
“Prova e parë për tv në 2012-ën”- ka shkruar Dojna bashkangjitur fotos së saj, ku duket po aq e bukur dhe e freskët sa sot.
Aktualisht, në bashkëpunim me Klevi Kadillin, gazetarja prezanton emisionin “Pop Culture” në “Top Channel”. \revistawho.com