Tre ditë më parë Dojna Mema u bë nënë për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë, të cilin ajo dhe Vlashenti e pagëzuan me emrin Nolan Sol. Teksa ndodhet ende në spital pas lindjes, Dojnës i ka shkuar për vizitë një person shumë i shtrenjtë për të, gjyshi. Ajo ka postuar një moment tejet të bukur kur gjyshi i puth dorën dhe shkruan se do donte që Nolan të kishte karakteristikat e tij. “Nuk kam fjalë për ty gjysh! Nolan Sol pastë zemrën tënde dhe respektin e adhurimin që ke patur gjithmonë për figurën e gruas”, shkruan Dojna.









