Dojna Mema feston sot 31-vjetorin e saj të lindjes.
Në këtë ditë të veçantë për Dojnën, sigurisht nuk kanë munguar urimet e shumta. Nga motra, Mikela, te fansat e saj, Dojna ka marrë urime pafund.
“Vajza me shpirtin më të bukur që njoh, idhulli im e dielli që më ngroh çdo ditë me mirësinë e saj, Dojn, ti je gjithçka që do doja të isha dhe inspirimi i shumë vajzave.
Gëzuar ditëlindjen, motra ime”, ka shkruar Mikela.
Përmes një “Instastory” Dojna i ka falënderuar të gjithë për urimet dhe gjithashtu ka treguar nismën e “çmendur” që ka ndërmarrë çifti së bashku me djalin e tyre të vogël, Nolan Sol.
Dojna ka zbuluar se ata do të zhvillojnë një udhëtim nëpër shtetet e Evropës me makinë. E kanë nisur nga Bosnjë Hercegovina dhe do të vazhdojnë më tej turin. Jo keq si ide, apo jo?








