Hyrja e Dolces në “Grande Fratello” ka ndezur rrjetin dhe shtëpinë e famshme italiane. Që në ditët e para, ajo u shndërrua në një prej konkurrenteve më të komentuara, falë pamjes së saj dhe sigurisë me të cilën u prezantua përballë kamerave.
Ndërsa në Kosovë, Edi vazhdon të shprehë se do të donte sërish pranë vetes vajzën që e ka bërë bujë, Dolce po duket krejtësisht në një frekuencë tjetër. Sa për dilemat e publikut, sqarimi erdhi direkt prej saj.
Gjatë një bisede të drejtpërdrejtë brenda shtëpisë, ajo u pyet hapur: “A je e lidhur me dikë?”
Dolce nuk la asnjë hapësirë për interpretime. Përgjigjja e saj ishte e prerë: “Jo, jo”, një deklaratë që i la fansat e dyshes jo pak të zhgënjyer.
Në rrjet po qarkullojnë reagime të shumta, sidomos pas këtij momenti viral, duke ngritur pyetjen nëse kjo histori ka marrë fund përfundimisht apo pritet një kthesë surprizuese.








