Në një vit që industria e filmit e përshkroi si të trazuar dhe transformues, revista Forbes ka publikuar listën e 20 aktorëve më të paguar të vitit 2025, duke konfirmuar se fuqia e yjeve mbetet ende një nga motorët kryesorë të Hollywood-it. Adam Sandler kryeson renditjen me 48 milionë dollarë të ardhura, duke ruajtur statusin e tij si një nga emrat më të fuqishëm të platformës Netflix dhe një nga figurat më fitimprurëse të industrisë së argëtimit.
Pas tij renditen disa nga emrat më të mëdhenj të kinemasë botërore, nga Tom Cruise dhe Mark Wahlberg, te Scarlett Johansson dhe Brad Pitt, ndërsa lista përfshin gjithashtu ikona të ekranit si Denzel Washington, Leonardo DiCaprio dhe George Clooney. Një nga surprizat më të komentuara të renditjes është edhe Millie Bobby Brown, e cila vetëm 22 vjeçe hyn mes aktorëve më të paguar në Hollywood.
Lista e 20 aktorëve më të paguar në Hollywood për vitin 2025 sipas Forbes:
1- Adam Sandler — 48 milionë dollarë
2- Tom Cruise — 46 milionë dollarë
3- Mark Wahlberg — 44 milionë dollarë
4- Scarlett Johansson — 43 milionë dollarë
5- Brad Pitt — 41 milionë dollarë
6- Denzel Washington — 38 milionë dollarë
7- Jack Black — 28 milionë dollarë
8- Jason Momoa — 28 milionë dollarë
9- Daniel Craig — 27 milionë dollarë
10- Millie Bobby Brown — 26 milionë dollarë
11- John Cena — 26 milionë dollarë
12- Reese Witherspoon — 26 milionë dollarë
13- George Clooney — 25 milionë dollarë
14- Leonardo DiCaprio — 25 milionë dollarë
15- Rob McElhenney — 23 milionë dollarë
16- Chris Pratt — 22 milionë dollarë
17- Tom Hardy — 21 milionë dollarë
18- Jennifer Aniston — 20 milionë dollarë
19- Cameron Diaz — 20 milionë dollarë
20- Jason Bateman — 19 milionë dollarë
Sipas raportit të Forbes, të ardhurat totale të 20 aktorëve më të paguar këtë vit arritën në 590 milionë dollarë, rreth 20% më pak se një vit më parë. Megjithatë, pavarësisht ndryshimeve që po kalon industria mes streaming-ut dhe transformimit të tregut global të filmit, një gjë mbetet e qartë, emrat e mëdhenj të Hollywood-it vazhdojnë të dominojnë projektet më të mëdha të industrisë.










