ë debat e sipër me Musën, Elsamedi i thotë tij që është “zero” dhe i thotë se njëherë në jetë të arrijë gjërat që ka arritur ai dhe do të jetë në rregull.
Këtu ndërhyn Dona dhe e pyet se çfarë ka arritur Elsamedi nuk janë meritë e tij, por e tjetërkujt.
“Kot me të pyet, çfarë ke arritur ti Elsamed në jetën tënde nga vetja, jo nga vëllezërit?”, thotë ajo.
Elsamedi thotë se i ka bërë vetë të gjitha, ndërsa Dona shton se ajo nuk është aq e pasur sa ai, por e di që atë pasuri Elsamedi nuk e ka vendosur vetë.
“Unë ua kam mbush mendjen sponsorave”, përgjigjet Elsamedi.
Dona pyet sërish. “Me sponsora ke arrit deri këtu?”, thotë ajo.
“Kam punuar që i vogël o Dona”, shton ai.
“Kanë punuar vëllezërit e tu, o El”, kundërpërgjigjet Dona.