Duket se edhe një nga çiftet më të dashur për publikun i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Musa dhe Dona u njohën në shtëpinë e Big Brother dhe e vazhduan lidhjen e tyre edhe jashtë shtëpisë.
Mirëpo postimet e fundit të Donës kanë ngritur dyshimet se çifti janë ndarë.
Ish-banorja ka postuar sot në Instastory një foto ku tregon një letër ku shkruhet “Forca është brenda teje” ndërsa në një foto tjetër ku shfaqet paksa e mërzitur shkruan “Ditë e re”, si për të thënë një fillim i ri.
Nuk dihet nëse kjo ditë e re e ka gjetur Donën pa Musën apo çifti e vazhdojnë lidhjen. Mbetet të shohim si do reagojnë ata pas këtyre lajmeve./Tabloid.al/








