Donald Veshaj ka folur për herë të parë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku zbuloi se shumë shpejt programi i tij dhe Romeos do të nisë transmetimin në Top Channel.
Në emisionin e Salsano Rrapit dhe Adi Pojanës, Donaldi u bë pa e ditur pjesë e rubrikës ku personazhet telefonohen dhe ju bëhet një rreng. Ai mori një telefonatë nga gazetarja e emisionit, e cila i ofroi të bëhet pjesë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë.
Aktori u shpreh se i pëlqen tej mase ideja, e sidomos slogani: “Shkriu bora”. Ndër të tjera u tha se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni. “Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel. Vjen shumë shpejt”, u shpreh Donaldi, duke bërë me dije se emisioni i tij dhe Romeos do transmetohet shumë shpejt./revistawho.com