Donaldi dhe Arjola kanë pasur shumë debate ditën e sotme. Ata janë përplasur për lojën individuale dhe përveç ulërimave që kanë çorientuar shtëpinë, ka pasur shumë akuza mes tyre dhe ofendime në forma të ndryshme. Në një nga momentet e diskutimit Arjola është shprehur: “S’më ke pëlqyer kurrë Donald dhe po ta them tani, se vetëm tani e kam analizuar gjithçka ke bërë dhe si e ke bërë lojën”.
Kaq u desh që debati të nxehej edhe më shumë, teksa Donaldi jo vetëm që nuk ra dakord me akuzat e aktores, por edhe ju kundërvu. Zanafilla e debatit nuk është edhe aq e qartë megjithëse dy konkurrentët patën përplasje edhe në natën e fundit live./revistawho.com